Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se gjatë natës është ulur intensiteti i reshjeve të shiut, ndërsa reshje bore janë regjistruar vetëm në disa akse malore.
Sipas njoftimit, borë ka pasur në segmentet Kukës-Krumë, Kukës-Shishtavec dhe Qafë Boboshticë-Dardhë. Temperaturat kanë qenë të ulëta, sidomos në zonat malore, duke rritur rrezikun për ngrica në rrugë.
Kontraktorët kanë ndërhyrë në terren me mjete dhe punëtorë për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës, me qëllim mbajtjen e akseve të qarkullueshme dhe parandalimin e ngricave.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të përdorin goma dimërore dhe të pajisen me zinxhirë, veçanërisht gjatë udhëtimeve drejt zonave malore ku ka prezencë bore.
/Motilokal.com
