Ministria e Ekonomisë prezanton projektin “Green Energy Future”

Ministria e Ekonomisë prezanton projektin “Green Energy Future”

Ministria e Ekonomisë ka prezantuar projektin “Green Energy Future”, një nismë që synon të ndihmojë familjet në përmirësimin e izolimit të shtëpive dhe rritjen e efiçiencës së energjisë.

Sipas të dhënave të studimit të fundit të realizuar nga UNDP, i cili përfshiu mbi 1,000 familje në Kosova, rreth 7 nga 10 familje nuk gëzojnë rehati të plotë gjatë dimrit. Shumica e tyre ngrohin vetëm disa dhoma, ndërsa pjesët e tjera të shtëpisë mbeten të ftohta.

Kjo situatë, sipas studimit, shkakton humbje të konsiderueshme të nxehtësisë, rritje të shpenzimeve për energji dhe ulje të komoditetit në jetën e përditshme. Izolimi më i mirë dhe zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë konsiderohen zgjidhje kyçe për ruajtjen e ngrohtësisë dhe uljen e faturave.

Projekti “Green Energy Future” financohet në kuadër të marrëveshjes ndërmjet Qeveria e Danimarkës dhe Republika e Kosovës, ndërsa zbatohet nga UNDP në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Autoritetet vlerësojnë se përmes këtij projekti pritet të përmirësohen kushtet e jetesës për shumë familje, duke kontribuar njëkohësisht në kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit.


/Motilokal.com