Ja si pritet të jetë moti këtë të enjte në Shqipëri

Ja si pritet të jetë moti këtë të enjte në Shqipëri

Moti të enjte në Shqipëri parashikohet i qëndrueshëm me periudha me diell dhe kalime vranësirash. Vranësirat do të jenë më të dukshme në zonat veriore dhe jugore gjatë mesditës dhe pasdites. Më vonë në mbrëmje, vranësirat do të shtohen dhe do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit.

Reshje të dobëta shiu mund të shfaqen herë pas here në skajin verior dhe jugor që nga mesdita. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes, shiu i lehtë pritet të zgjerohet në shumë zona, i shoqëruar në disa raste me rrebeshe të shkurtra.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 7°C deri në 14°C.

/Motilokal.com