Rihapet një nga akset më të vështira malore në veri të Shqipërisë

Rihapet një nga akset më të vështira malore në veri të Shqipërisë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se gjatë gjithë natës është punuar pa ndërprerje në Qafë Thore për zhbllokimin e rrugës së mbuluar nga bora.

Sipas njoftimit, temperaturat e ulëta, që kanë zbritur deri në minus 10 gradë Celsius, kanë ndihmuar në stabilizimin e borës, duke mundësuar vazhdimin e operacioneve për hapjen e aksit.

Tashmë është bërë e mundur hapja e rrugës nga Thethi në drejtim të Bogës, ndërsa ka nisur edhe lëvizja e mjeteve.

Kontraktori i mirëmbajtjes po vazhdon punën në terren me borëpastruese, duke bërë kriposjen dhe zgjerimin e rrugës, me synim garantimin e qarkullimit sa më të sigurt.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të jenë të pajisur me zinxhirë gjatë qarkullimit në këtë segment rrugor.


/Motilokal.com