Moti të premten në Shqipëri do të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu që nisin herët, fillimisht në veri dhe jug, pastaj në pjesën më të madhe të vendit. Në disa zona, sidomos në mëngjes, priten edhe shtrëngata me vetëtima. Gjatë ditës reshjet dobësohen, ndërsa në zonat malore mbi 800 deri 900 metra pritet edhe dëborë e lehtë, lokalisht mesatare.
E shtuna nis me shi, por gjatë ditës moti përmirësohet dhe shfaqet dielli.
E diela parashikohet më e qetë, me mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.

/Motilokal.com
