Reshjet e shiut rikthehen të premten në Kosovë, në disa momente edhe më të dendura dhe më këmbëngulëse. Gjatë natës, me hyrjen e ajrit më të ftohtë dhe afrimin e së shtunës, pritet që shiu të kthehet në borë edhe në disa pjesë të vendit, ndërsa temperaturat shënojnë rënie.
E shtuna dhe e diela sjellin më shumë vranësira, por mes tyre do të hapen edhe intervale me diell, duke krijuar një fundjavë tipike dimërore me ndryshime të shpeshta.

/Motilokal.com
