Moti të shtunën në Shqipëri pritet të jetë i ndryshueshëm. Paradite në ultësirën perëndimore do të ketë kthjellime të herëpashershme, ndërsa në zonat e tjera do të shfaqen vranësira mesatare deri të dendura. Në jug dhe pjesërisht në qendër parashikohen reshje shiu të dobëta, të cilat do të ndërpriten gjatë pasdites. Në Alpe dhe në zonat e larta malore priten reshje të pakta bore.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 5°C deri në 13°C.
/Motilokal.com
