Në Shqipëri, e hëna pritet të jetë kryesisht me kthjellime, ndërsa gjatë mesditës në shumë zona do të shfaqen vranësira të pakta deri mesatare, por kalimtare.
Të martën moti nis më i vranët, me reshje të dobëta shiu në disa pjesë të vendit dhe me mundësi për mjegull.
E mërkura rikthen sërish mot më të qetë, me kthjellime dominuese dhe vetëm vranësira të lehta që kalojnë herë pas here.

/Motilokal.com
