Ja si pritet të jetë moti këtë të martë në Shqipëri

Ja si pritet të jetë moti këtë të martë në Shqipëri

Ditën e martë moti në Shqipëri pritet të jetë i ndryshueshëm, me periudha kthjellimesh dhe vranësira që herë pas here do të bëhen më të dendura. Gjatë mesditës dhe orëve të pasdites parashikohen reshje të dobëta shiu me karakter lokal, kryesisht në zonat qendrore dhe verilindore të vendit. Temperaturat mbeten tipike për këtë periudhë, ndërsa reshjet nuk pritet të jenë intensive.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 7°C deri në 14°C.

/Motilokal.com