Gjendet i ngordhur një delfin në bregdetin e Velipojës [Foto]

Gjendet i ngordhur një delfin në bregdetin e Velipojës [Foto]

Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’ ka bërë thirrje që peshkatarët të kenë kujdes pasi janë parë delfinë në Velipojë, ku fatkeqësisht njëri nga ta është gjetur i ngordhur.

Njoftimi i plotë ADZM Shkodër:

Prej dy ditësh vihet re prezenca e delfinëve në detin Adriatik, Velipojë, konkretisht në Rrjoll dhe Vilun!

Ditën e djeshme punonjësit tanë vunë re një delfin rreth 6-7 m larg bregut i cili dukej i pajetë, për këtë e nxorën në breg për t’i bërë matje dhe për të parë nëse ka dëmtime të jashtme që mund të lidhën me ngrodhjen e tij!

Pas verifikimeve u dallua një shenjë në njërin sy! Mendohet se mund të jetë dëmtuar nga varka të peshkatarëve në det!

Sot, nga disa xhirime, u pa sërish në Vilun një delfin i gjallë!

Me këtë rast, ju bëjmë thirrje për kujdes të gjithëve, kryesisht peshkatarëve dhe pushuesve në bregdetin e Velipojës.

Specie të tilla jo vetëm janë bukuri e jashtëzakonshme, por edhe shumë të rralla në ujërat tona!/Motilokal.com

Image may contain: one or more people, people standing, ocean, beach, outdoor, water and nature

Image may contain: 1 person, ocean, beach, outdoor, water and nature

Image may contain: ocean, outdoor, water and nature

No photo description available.