Gjatë Ramazanit, hurmat janë një zgjedhje e domosdoshme për agjëruesit. Rekomandohet të filloni iftarin me konsumimin e një deri në tre hurmave me një gotë ujë. Hurmat e rrisin shpejt nivelin e sheqerit në gjak, rikthejnë energjinë dhe janë të buta për stomakun pas një agjërimi gjithëditor.
Për syfyr, mjafton të hani dy deri në katër hurma në kombinim me një ushqim të pasur me proteina dhe fibra, siç janë vezët, kosi ose buka integrale. Një kombinim i tillë siguron një çlirim gradual të energjisë dhe një ndjenjë më të gjatë ngopjeje.
Edhe pse hurmat janë të pasura me vlera ushqyese dhe përmbajnë minerale, është e rëndësishme të mos e teproni pasi ato përmbajnë sheqerna natyralë. Matja është thelbësore, disa hurma në ditë janë të mjaftueshme për të siguruar energjinë që ju nevojitet gjatë një agjërimi.
/Motilokal.com
