Klosi: Sëmundja e pishës së zezë po luftohet biologjikisht

Klosi: Sëmundja e pishës së zezë po luftohet biologjikisht

Prej dy muajsh në laboratorin e Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Pyjeve ka nisur të zhvilloj një eksperiment duke shumuar një insekt kolosoma erëkeqe (Calosoma Sycophanta) që hidhet në tokë dhe lufton procesionaren e pishave. Në laborator u zhvillua një sasi e konsiderueshme e insektit në të tre stadet, vezë, larva dhe bulkth. Sasia e parë e këtij insekti erdhi dy muaj më parë nga Turqia.

Ndërsa ministri i Turizmit, Blendi Klosi, përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se në Parkun Kombëtar të Llogarasë kanë hedhur sasinë e pare të insektit, për të luftuar sëmundjen e pishës së zezë.

Klosi është shprehur se Universiteti Bujqësor i Tiranës ka nisur që të zhvillojë një eskperiment, duke shumuar një insekt kolosoma erëkeqe, që hidhet në tokë dhe lufton procesionaren e pishave.

Postimi i plotë i Blendi Klosit:

Në Parkun Kombëtar, Llogara hodhëm sasinë e parë të insektit për të luftuar procesionaren, sëmundjen e pishës së zezë. Prej dy muajsh në laboratorin e Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Pyjeve ka nisur të zhvilloj një eksperiment duke shumuar një insekt kolosoma erëkeqe (Calosoma Sycophanta) që hidhet në tokë dhe lufton procesionaren e pishave. E nisëm me Llogaranë, do ta vazhdojmë me gjithë Zonat e Mbrojtura, si dhe zonat e tjera të prekura nga kjo sëmundje./Motilokal.com