Nëse doni të shpenzoni më pak për karburant, mënyra si vozitni bën shumë dallim. Mos përdorimi fare i veturës nuk është zgjidhje për shumicën, prandaj mbetet që konsumi të ulet përmes drejtimit më të mençur.
Ka disa hapa të thjeshtë që ndihmojnë. Mbani gomat në presionin e duhur, përdorni klimën vetëm kur është e nevojshme dhe shmangni përshpejtimet e shpeshta. Vozitja e qetë dhe pa lëvizje të panevojshme të pedalit të gazit kursen dukshëm.
Një ndihmë e mirë është edhe tempomati. Ky sistem mban shpejtësinë konstante dhe ndikon që motori të punojë më njëtrajtshëm, gjë që ul shpenzimin.
Por tempomati jep rezultat më të mirë në rrugë të drejta dhe të lira, ku nuk ka ndalesa apo ndryshime të shpeshta të ritmit. Në autostradë, për shembull, është shumë më efikas sepse e mban shpejtësinë pa luhatje.
Pa këtë sistem, është e vështirë të ruhet e njëjta shpejtësi gjatë gjithë kohës. Edhe ndryshimet e vogla në pedalin e gazit ndikojnë në konsum, ndërsa tempomati e menaxhon këtë më saktë.
/Motilokal.com
