Të premten në Kosovë pritet një ditë e qetë dhe me shumë diell. Gjatë ditës qielli do të jetë i pastër, ndërsa në mbrëmje mund të shfaqen disa re të lehta kalimtare. Nuk priten reshje.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 0°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 12°C gjatë pasdites.
/Motilokal.com
