Zbulohet një vrimë e zezë në afërsi të Tokës

Zbulohet një vrimë e zezë në afërsi të Tokës

"Vetëm" 1.000 vjet dritë larg, astronomët nga Observatori Jugor Evropian (ESO) kanë zbuluar një vrimë të re të zezë, më të afërt me Tokën që është zbuluar ndonjëherë, e ndodhur në një sistem yjor të dukshëm me sy të lirë, sipas një studimi të botuar të mërkurën.

“Është një vrimë e zezë yjore, e krijuar nga shembja e një ylli masiv mbi vetvete, aq e madhe sa të paktën katër herë Dielli. Për dallim nga vrimat e zeza supermasive, ajo është "e heshtur" sepse "nuk bashkëvepron dhunshëm me mjedisin e saj" (nuk thith materien): prandaj është "me të vërtetë e zezë" dhe fshihet në sistemin e yjeve "HR 6819”, tha ESO në një njoftim për shtyp, transmeton AFP.

Ekipi ESO fillimisht ishte i interesuar për HR 6819 si një sistem binar yjesh, i cili përfshin një larmi yjesh më masive dhe më të ndritshme se Dielli. Falë spektrografit (instrument i cili lejon të matë shpejtësinë radiale të një objekti) "FEROS", e vendosur në vëzhgimin e La Silla (Kili), astronomët kanë vërejtur se njëri prej dy yjeve po ecën më shpejt se tjetri.

Duke studiuar këtë trajektore, ata ishin në gjendje të zbulonin praninë e vrimës së zezë, dhe të llogaritnin masën e saj. "Një objekt i padukshëm me një masë të paktën katër herë sa Dielli mund të jetë vetëm një vrimë e zezë", shpjegon astrofizikani Thomas Rivinius, autori kryesor i studimit të botuar në revistën Astronomy & Astrophysics.

"Ky yll përmban vrimën më të afërt të zezë me Tokën për të cilën ne dimë", tha ai.

"Ne u çuditëm plotësisht kur kuptuam se ishte sistemi i parë yjor i dukshëm me sy të lirë pa një vrimë të zezë", shton Petr Hadrava, nga Akademia e Shkencave në Pragë, bashkautorë i studimit.

Sipas studimit vetëm dy duzina vrima të zeza janë zbuluar në galaktikën tonë, e cila përfshin në qendër të saj një vrimë të zezë supermasive.

"Ne dimë pak për vrima yjore në Rrugën e Qumështit, por mendojmë se ka shumë, sepse ato janë produkte natyrore të evolucionit të yjeve masivë", komenton Pierre Kervella, astronom i Observatorit të Parisit - PSL, në një intervistë për AFP./Motilokal.com