Misioni i stacionit hapësinor kinez has në pengesë në rrugën e kthimit

Misioni i stacionit hapësinor kinez has në pengesë në rrugën e kthimit

Një ditë pasi Kina dërgoi në hapësirë "një version testues të kapsulës së kthimit të mallrave" për stacionin e saj të ardhshëm hapësinor, ajo hasi në një "mosfunksionim të panjohur", njoftuan të mërkurën media kineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të përditshmes Global Times, Agjencia Kineze e Hapësirës njoftoi se kapsula “pësoi një dështim gjatë rikthimit të saj në tokë për shkak të një mosfunksionimi të panjohur”.

Raketa transportuese më modernia, me një dizajn special të krijuar në Kinë, Long March-5B pati një fluturim të suksesshëm të martën, duke sinjalizuar një epokë të re për ndërtimin e projekteve hapësinorë, përfshirë stacionin hapësinor.

Raketa e madhe me ngjyrë të bardhë u lançua nga Qendra Hapësinore Hapësinore Wenchang në bregdetin e provincës të Kinës jugore të ishullit Hainan në ora 6 pasdite (10:00 GMT).

"Shkaku i mosfunksionimit është duke u hetuar", tha agjencia.

Kina planifikon të përurojë stacionin e saj më të madh modular hapësinor këtë vit i cili do të vendoset në orbitë. Do të jetë afërsisht sa një e pesta e masës së Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor dhe përmasat e stacionit hapësinor jashtë përdorimit të Rusisë “Mir”./Motilokal.com