Të dielën në Kosovë pritet mot i qëndrueshëm, me kthjellime dhe diell pothuajse gjatë gjithë ditës. Mëngjesi do të jetë më i freskët, me temperatura më të ulëta, ndërsa gjatë ditës pritet rritje graduale e tyre.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 1°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 12°C gjatë pasdites.
/Motilokal.com
