Parashikimi i motit për ditët e para të marsit në Maqedoni

Parashikimi i motit për ditët e para të marsit në Maqedoni

Moti të hënën në Maqedoni parashihet kryesisht me vranësira. Do të ketë kushte për mjegull në mëngjes në ultësira. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga jugu.

Ditën e martë pritet të mbajë mot me diell e vranësira të lehta deri në mesatare. Do të ketë kushte për mjegull në mëngjes.

Të mërkurën parashikohet mot pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell.

/Motilokal.com