Maska e obligueshme në të gjitha fluturimet ajrore

Maska e obligueshme në të gjitha fluturimet ajrore

Organi që përfaqëson linjat ajrore globale (IATA) u ka bërë thirrje pasagjerëve që të mbajnë maska gjatë fluturimit dhe duke respektuar rregullat e distancës sociale pas krizës së koronavirusit.

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) u tha gazetarëve të martën se mbajtja e maskës do të ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit të pasagjerëve, por ka folur kundër masës që ajo fillimisht mbështeti, sipas së cilës ulëset e mesme në rendin e udhëtarëve do të qëndronin të zbrazëta.

Fluturimet në Evropë pothuajse të gjitha kanë qenë të ndaluar gjatë pandemisë koronavirus. Ndërsa nuk është parashikuar se kur do të lehtësohen masat kufizues të udhëtimit të linjave ajrore.

Muajt pa të ardhura po kërcënojnë dhe po detyrojnë disa linja ajrore të shkurtojnë vendet e punës.

Virgin Atlantic i Mbretërisë së Bashkuar tha më herët se do të shkurtojë 3,150 vende punës.

IATA tha se po punonte me Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), agjencinë e aviacionit të Kombeve të Bashkuara, qeveritë dhe Organizatën Botërore të Shëndetit për rregulla të reja që do të zbatohen ndërkombëtarisht.

ICAO mund të bëjë një njoftim për maska të detyrueshme në fytyrë gjatë fluturimeve dhe masave të tjera në qershor, tha Drejtori i Përgjithshëm i IATA, Alexandre de Juniac në një konferencë për shtyp online.

Ndërsa këshilltari mjekësor i IATA, David Powell, u tha gazetarëve se bartja e maskave dhe mbulimi i fytyrave gjatë fluturimit do të ishte pjesë e një sërë masash, duke përfshirë kontrollimin e pasagjerëve para fluturimit për t’u siguruar që ata nuk kishin ethe, temperaturë, por edhe fuqizimin e procedurave higjienike për të mbajtur të sigurt trafikun ajror themeluar.

Edhe linjat tjera ajrore si Lufthansa gjermane ose Wizz Air hungareze kanë njoftuar tashmë një detyrim që pasagjerët të bartin maska në fluturim. Në prill, drejtori i përgjithshëm i IATA Alexandar de Juniak vlerësoi se lënia e ulëseve të lira në mesin e radhëve nëpër aeroplanë do të ishte një kusht për vazhdimin e fluturimeve, por me deklaratën e sotme bënë një përmbysje, duke thënë se kjo nuk do të kontribuojë në sigurinë e pasagjerëve.

Ekonomisti i IATA, Brian Pierce vlerësoi se shumica e linjave ajrore nuk do të ishin në gjendje të fitonin para nëse hiqeshin një e treta e ulëseve në aeroplan.

Powell tha gjithashtu se ajri i ricikluar që qarkullon në avionët e pasagjerëve nuk ishte shkak për shqetësim sepse në avionët modernë ai trajtohej nga i njëjti lloj filtri i përdorur në teatrot e operacionit./Motilokal.com