Pranvera sjell rikthimin e rrepës në tregje dhe kuzhina, dhe bashkë me to edhe përfitimet e tyre të shumta shëndetësore. Edhe pse shpesh konsiderohen si një shtesë e thjeshtë në sallata, rrepat janë jashtëzakonisht ushqyese dhe ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore.
Rrepat janë të pasura me vitaminë C, e cila forcon imunitetin dhe mbron qelizat nga stresi oksidativ. Përveç kësaj, ato përmbajnë kalium, i cili është thelbësor për rregullimin e presionit të gjakut, dhe vitamina B, të cilat janë të rëndësishme për metabolizmin e energjisë.
Kjo perime me pak kalori, e pasur me fibra dhe ujë, nxit ndjesinë e ngopjes pa e ngarkuar trupin me kalori të tepërta. Kjo e bën atë perfekte për ata që duan të mbajnë një peshë të shëndetshme trupore.
Rrepkat gjithashtu ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të mëlçisë dhe stimulojnë sekretimin e tëmthit, i cili mund të jetë i dobishëm për tretje më të lehtë.
Ato janë të lehta për t’u përfshirë në dietën tuaj mund të hahen të freskëta, në sallata, sandviçë dhe gjithashtu mund të përdoren në supa ose pesto. Mos harroni, edhe gjethet e tyre mund të jenë të ngrënshme dhe të dobishme.
/Motilokal.com


