Internisti Asllan Tahiraj, i cili punon në Gjermani, në një shkrim në Facebook, duke ju referuar të dhënave të institutit Robert Koch Institut, ka thënë se nuk do të ketë një valë të dytë si dhe e prekur dhe të shëruar nga kjo sëmundje, fitojnë imunitet dhe mundësia që ata të riinfektohen nga virusi është shumë e vogël.
Shënimi i plotë:
Duke u bazuar në përvojën e mëparshme me viruset e tilla, si dhe në studimet dhe eksperimentet e bëra kohët e fundit, specialistët na tregojnë se brenda 5 - 12 ditësh nga shfaqja e simptomave, në organizmin e njeriut gjenerohen antitrupa (IgM, IgG dhe IgA) kundër virusit. Si pasojë, personat e prekur dhe të shëruar nga kjo sëmundje, fitojnë imunitet dhe mundësia që ata të riinfektohen nga virusi është shumë e vogël. (Robert Koch Institut)
Unë nuk besoj shumë tek vala e dytë, e treta etj., sepse në fakt, vala e parë nuk më ka bindur aspak për "rrezikshmërinë e lartë" të kësaj sëmundje!
Ky është mendimi im personal!
Të lehtësohen masat izoluese!
Shqipëria të ndjekë modelin gjerman!
Ju uroj shëndet!
/Motilokal.com


