IKSHPK: Kujdes ende ekziston rreziku i përhapjes së koronavirusit

IKSHPK: Kujdes ende ekziston rreziku i përhapjes së koronavirusit

Nga data 4 maj, institucionet e shëndetësisë në Kosovë filluan me zbutjen e masave të ndërmarra kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.

Por fluksi i madh i qytetarëve që kanë mbushur rrugët, dyqanet mund të rezultojë me ndonjë valë kthimi të këtij virusi, e që do të rrezikonte vendin edhe më tepër.

Institutit i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) u ka bërë sërish thirrje që të vazhdojnë masat e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave.

Apeli i IKSHPK-së:

Të nderuar qytetarë!

Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Mbani distancën fizike dhe mbani maska nē vendet publike.

Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!

Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!

Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

QYTETARË TË NDERUAR!

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!

RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ:

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

/Motilokal.com