Autoriteti Rrugor Shqiptar: Angazhim për rrugë më të pastra

Autoriteti Rrugor Shqiptar: Angazhim për rrugë më të pastra

Ekipet e mirëmbajtjes së Autoritetit Rrugor Shqiptar vijojnë çdo ditë pastrimin dhe mbledhjen e mbetjeve përgjatë akseve rrugore, duke larguar sasi të konsiderueshme mbeturinash të hedhura në karrexhatë dhe anës rrugës. Ky punim i vazhdueshëm synon të sigurojë rrugë më të pastra, një pamje të rregullt dhe një mjedis më të shëndetshëm për banorët dhe vizitorët.

Autoriteti apelon tek çdo qytetar për bashkëpunim. Pastërtia e rrugëve kërkon përgjegjësi: të mos hidhen mbeturina gjatë udhëtimit dhe të respektohet mjedisi që i takon të gjithëve.

Qendra e Monitorimit të Trafikut përdor kamerat për të identifikuar dhe gjobitur ndotësit e akseve kombëtare, duke synuar ndërgjegjësimin e plotë të komunitetit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar rikujton se pastërtia e rrugëve është pasqyra e kulturës tonë.


/Motilokal.com