Drejtoria e Inspekcionit në Inspektoratin e Kryeqytetit ka nisur një aksion për largimin e reklamave të vendosura pa leje në hapësirat publike. Bëhet fjalë për reklama të vendosura në sipërfaqe të gjelbëruara, trotuare dhe në shtylla elektrike.
Sipas njoftimit, qëllimi i këtij aksioni është heqja e reklamave ilegale dhe lirimi i hapësirave publike, veçanërisht trotuareve, në mënyrë që të sigurohet lëvizje më e lirë dhe më e sigurt për këmbësorët.
Inspektorati u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë rregullat dhe të mos vendosin reklama pa leje në hapësirat publike.
Autoritetet kanë bërë të ditur se aksioni do të vazhdojë deri në largimin e të gjitha reklamave të vendosura pa leje. Ndërkohë, për ata që rivendosin reklama në mënyrë të paligjshme do të shqiptohen gjoba.
/Motilokal.com
