Aksion në Mitrovicë për lirimin e hapësirave publike

Aksion në Mitrovicë për lirimin e hapësirave publike

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës ka zhvilluar një aksion për lirimin e hapësirave publike në rrugën “Evlia Qelebia”, ku janë larguar vazo dhe pengesa të vendosura pa autorizim.

Sipas njoftimit të komunës, ky veprim është ndërmarrë për të mundësuar qarkullim më të lirë dhe më të sigurt për qytetarët, si dhe për të siguruar shfrytëzim të rregullt të hapësirave publike.

Nga Drejtoria e Inspekcionit bëhet e ditur se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit në hapësirat publike, duke garantuar një ambient më të rregullt dhe të sigurt për qytetarët.


/Motilokal.com