Moti në Shqipëri këtë të shtunë, ja si pritet

Moti në Shqipëri këtë të shtunë, ja si pritet

Ditën e shtunë vendi pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Paradite do të ketë kryesisht kthjellime, ndërsa nga mesdita deri në orët e pasdites priten vranësira të pakta deri mesatare.

Reshje të dobëta shiu dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra në zonat malore mund të shfaqen nga mesdita deri në pasdite, kryesisht në ultësirën perëndimore dhe në relievet kodrinore e malore të vendit. Pas orëve të pasdites reshjet pritet të ndërpriten në të gjithë territorin.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9°C deri në 17°C.

/Motilokal.com