Në Kosovë më shumë ditë me reshje në vitin 2025 se në 2024

Në Kosovë më shumë ditë me reshje në vitin 2025 se në 2024

Të dhënat e Anketës së Statistikave të Ujërave (ASU) për vitin 2025 tregojnë se në Prishtinë janë regjistruar gjithsej 126 ditë me reshje gjatë vitit. Krahasuar me vitin 2024, kur u shënuan 110 ditë me reshje, kjo paraqet një rritje prej 14.5 për qind.

Sipas njoftimit, temperatura mesatare maksimale mujore gjatë vitit 2025 është regjistruar në muajin gusht, duke arritur në 40.2°C. Ndërsa temperatura mesatare minimale mujore është shënuar në muajin shkurt, me -12.7°C.

Po ashtu, temperatura mesatare maksimale vjetore për vitin 2025 ishte 26.3°C, ndërsa temperatura mesatare minimale vjetore ishte -1.5°C.

Në njoftim theksohet se ky publikim synon të kontribuojë në krijimin e një baze të qëndrueshme informacioni për gjendjen e ujërave në Kosovë. Rezultatet e paraqitura shërbejnë si një burim i rëndësishëm statistikor për të kuptuar gjendjen aktuale të këtij sektori.

/Motilokal.com