Mos i harroni çadrat, java nis me shi

Mos i harroni çadrat, java nis me shi

Java e parë e shtatorit në vendin tonë do të nisë më shi dhe stuhi për shkak të masave ajrore me veti të ndryshme fizike. Era do të jetë me drejtim të jugperëndimit (SW) me shpejtësi maksimale  6 -8 m/sek në bregdet.

Temperaturat për ditën e sotme në Shqipëri parashihet të lëvizin prej 22 deri në 29 °C. Mëngjesi i ditës së marte do të jetë pjesërisht me re, ndërsa mesdita me reshje të lehta shiu, ku temperaturat pritet të sillen nga 23 deri në 27 °C. Të mërkurën në mëngjes do të kemi mot pothuajse të kthjellët, kurse në mesditë me shi, temperaturat do të arrijnë deri në 29 °C. /Motilokal.com