Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga në pikëkalimin kufitar Kullë–Rozhajë, në të dy drejtimet, është e pakalueshme për të gjitha llojet e automjeteve.
Sipas njoftimit, bllokimi i rrugës ka ardhur si pasojë e reshjeve të borës në pjesën e territorit të Malit të Zi.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin këtë segment dhe të ndjekin rrugë alternative deri në një njoftim tjetër.
Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar në numrat 045 198 000, 045 198 606 dhe pa pagesë në 0800 500 95.
/Motilokal.com
