Të enjten pritet mot i paqëndrueshëm në vend, me vranësira të shpeshta dhe herë pas here të dendura. Që në orët e para të ditës do të ketë reshje shiu të lehta në pjesën më të madhe të territorit, të cilat vazhdojnë deri në mëngjes.
Gjatë ditës, reshjet dobësohen dhe tërhiqen gradualisht, duke mbetur kryesisht në qendër dhe jug deri rreth mesditës, me intensitet të ulët.
Në zonat malore, sidomos në verilindje, lindje dhe juglindje, mbi 1200 metra lartësi pritet të ketë reshje bore të dobëta. Në disa vende, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata të shkurtra dhe kalimtare.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8°C deri në 13°C.
/Motilokal.com
