Stina e parë e vitit që vjen pas dimrit, është pranvera, kur nis e gjelbëron natyra. Mënyra se si përcaktohet dita e parë e pranverës varet nga përcaktimi i stinëve astronomike ose meteorologjike. Këtë vit, në Shqipëri dhe Kosovë fillon më 20 mars ora 15:46 të mëngjesit dhe zgjatë 92 ditë, 17 orë e 38 minuta ose deri më 21 qershor, nëse kemi parasysh metodën astronomike. Por fillon pak më herët, në mes të 1 marsit dhe 31 majit, nëse ndjekim kalendarin meteorologjik.
Si vendoset data e parë e pranverës?
Stinët meteorologjike bazohen në ciklin vjetor të temperaturave dhe gjendjes së atmosferës. Edhe stinët meteorologjike bashkërendohen në tre sezone. Përdorimi i këtij sistemi përcakton: Pranvera (mars, prill, maj), Verë (qershor, korrik, gusht), Vjeshtë (shtator, tetor, nëntor) dhe Dimër (dhjetor, janar, shkurt). Me këtë sistem, pranvera fillon më 1 mars dhe përfundon më 31 maj.
Sistemet e tjera përdorin stinët astronomike. Duke iu referuar pozicionit të orbitës së Tokës në lidhje me llogaritjen e ekuinokseve (kur gjatësia e ditës është saktësisht e njëjtë me gjatësinë e natës) dhe solsticit (ditët më të gjata dhe më të shkurtra të vitit), pranvera e vërtetë fillon pas datës 20 mars.
Kalendari astronomik përcakton stinët kur aksi rrotullues i Tokës është 23.5 gradë në lidhje me orbitën e tij rreth diellit. Pra, sipas këtij sistemi, pranvera fillon më 20 mars dhe përfundon më 20 qershor.
Gjithsesi, nëse pranvera do të vijë më 1 apo 20 mars, më shumë varet nga preferenca e secilit për sistemin kalendarik.
/Motilokal.com
