KRU “Prishtina” shënon Ditën Botërore të Ujit, bën thirrje për kursim dhe kujdes

KRU “Prishtina” shënon Ditën Botërore të Ujit, bën thirrje për kursim dhe kujdes

Me rastin e Dita Botërore e Ujit, që shënohet çdo vit më 22 mars, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka rikujtuar rëndësinë jetike të ujit për shëndetin, mirëqenien dhe zhvillimin e shoqërisë.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve, KRU “Prishtina” thekson se uji mbetet një burim i pazëvendësueshëm dhe një pasuri natyrore që kërkon kujdes të vazhdueshëm. Sipas kompanisë, kjo ditë shërben si një moment reflektimi për rolin që uji ka në jetën e përditshme dhe për përgjegjësinë që secili duhet të marrë në ruajtjen e tij.

Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë ndërgjegjësim më të lartë në përdorimin e ujit, duke nënvizuar se çdo pikë ka vlerë dhe nuk duhet shpërdoruar.

Po ashtu, është theksuar nevoja për:

  • kursimin e ujit në përditshmëri,
  • edukimin e të tjerëve për rëndësinë e tij.

Nga KRU “Prishtina” vlerësohet se vetëm përmes bashkëpunimit dhe kujdesit të përbashkët mund të sigurohet një e ardhme më e qëndrueshme dhe ruajtja e këtij burimi jetik.

“Uji është jetë, ta mbrojmë atë”, thuhet në mesazhin përmbyllës të kompanisë.

/Motilokal.com