Si do të jetë qielli këtë fillim jave në Shqipëri

Si do të jetë qielli këtë fillim jave në Shqipëri

Të hënën në Shqipëri priten kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut nisin që në orët e para të ditës, fillimisht të dobëta në Ultësirën Perëndimore. Gjatë mesditës dhe më pas, shiu përhapet në pjesën më të madhe të territorit, herë pas here me intensitet të ulët, ndërsa në zonat malore mund të ketë edhe shtrëngata të shkurtra.

Në mbrëmje reshjet dobësohen, duke mbetur të pakta kryesisht në jug dhe në zona të izoluara malore në verilindje. Në lartësitë mbi 1000–1200 metra në verilindje dhe juglindje priten reshje të lehta bore.

Ditën e martë moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me mundësi për ndonjë rigë të lehtë shiu në mëngjes.

Ndërsa e mërkura sjell diell dhe vranësira të pakta kalimtare.

/Motilokal.com