Pas disa javësh me mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta për stinën, një ndryshim i madh atmosferik po afrohet drejt Evropës dhe Ballkanit, duke paralajmëruar rikthimin e dimrit në fund të marsit. Meteorologët paralajmërojnë për një valë të fuqishme të ftohti, e shoqëruar me borë, ngrica dhe ulje drastike të temperaturave në shumë vende të kontinentit.
Në Kosovë, ditën e premte parashikohet mot i vranët me reshje shiu, ndërsa në viset malore priten shi dhe borë. Përveç kësaj, reshjet mund të përfshijnë edhe zonat e ulëta urbane, që mund të ketë edhe në fundjavë.
Reshje shiu dhe bore priten në Shqipëri, dhe përveç zonave malore, reshjet mund të përfshijnë edhe zonat e ulëta urbane.
Një lajm jo i mirë për fermerët pasi në orët e para të mëngjesit do të ketë rënie të temperaturave dhe mund të shkaktojë dëme në kulturat pemëtare.
/Motilokal.com
