Aksion për pastrimin e mbeturinave vëllimore në Prishtinë, Rama apel për qytetarët

Aksion për pastrimin e mbeturinave vëllimore në Prishtinë, Rama apel për qytetarët

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka rikujtuar se hedhja e mbeturinave ndërtimore dhe atyre vëllimore në hapësirat e Kryeqytetit është e ndaluar.

Sipas njoftimit, qytetarët dhe bizneset kanë në dispozicion një lokacion të posaçëm për deponimin e këtyre mbeturinave, i cili ndodhet në rrugën “Qëndresa” në Prishtinë.

Për transportimin dhe dërgimin e mbeturinave në këtë pikë, qytetarët duhet të kontaktojnë ndërmarrjet publike përkatëse, si KRM “Pastrimi” ose “Gjelbër”, të cilat ofrojnë shërbimin e grumbullimit dhe transportit.

Nga Komuna u bëhet thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të hedhjes së paligjshme të mbeturinave ndërtimore, mobiljeve, gomave apo materialeve të tjera vëllimore, duke njoftuar Policinë ose Inspekcionin Komunal.

Autoritetet theksojnë se respektimi i këtyre rregullave është i domosdoshëm për mbajtjen e pastërtisë dhe rendit në qytet.


/Motilokal.com