Ja si do të jetë qielli këtë të enjte në Shqipëri

Ja si do të jetë qielli këtë të enjte në Shqipëri

Të enjten moti nis me kthjellime dhe vranësira të lehta, por gjatë ditës vranësirat shtohen dhe në mbrëmje dominojnë. Në mëngjes mund të ketë reshje të dobëta shiu në veri, ndërsa pasdite ato përfshijnë pjesën më të madhe të vendit, kryesisht me intensitet të ulët.

Në mbrëmje, përgjatë bregdetit dhe ultësirës perëndimore, shiu forcohet herë pas here deri mesatar dhe shoqërohet me shtrëngata të shkurtra. Në zonat malore, mbi 900–1000 metra, priten reshje bore, në disa raste edhe stuhi të shpejta në Alpe.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11°C deri në 17°C.

/Motilokal.com