Më fund Prishtina po pastrohet nga bërlloku, aksione për lirimin e hapësirave publike

Më fund Prishtina po pastrohet nga bërlloku, aksione për lirimin e hapësirave publike

Në kuadër të aksioneve për pastrimin e qytetit, Inspeksioni Komunal dhe Policia e Kryeqytetit po vazhdojnë të ndërhyjnë për të larguar mbeturinat ndërtimore dhe vëllimore nga hapësirat publike. Së fundmi, janë pastruar mbeturinat në rrugën “Mark Isaku”, ndërsa po zhvillohet aksioni për lirimin e hapësirave publike në rrugën “Qamil Hoxha”. Gjithashtu, është pastruar deponia ilegale pranë shkollës “Gjin Gazulli”.


Autoritetet rikujtojnë se hedhja e mbeturinave ndërtimore dhe vëllimore në qytet është e ndaluar. Masat për shkelësit përfshijnë gjobat dhe konfiskimin e automjeteve që përdoren për transportimin ose hedhjen ilegale të mbeturinave.


Lokacioni i deponisë: https://maps.app.goo.gl/eYosamJWRL9rMte19?g_st=iwb në rrugën Qëndresa.

Qytetarët dhe bizneset që shohin individë duke hedhur materiale ndërtimore, sanitare, mobilje, goma apo xhama të tjera në mënyrë ilegale, mund të lajmërojnë Policinë ose Inspekcionin e Komunës në numrin 038 220985.


/Motilokal.com