Ja si do të jetë qielli këtë të premte dhe fundjavë në Shqipëri

Ja si do të jetë qielli këtë të premte dhe fundjavë në Shqipëri

Ditën e premte në Shqipëri parashikohet mot me vranësira dhe herë pas here diell, kryesisht në ultësirën perëndimore. Reshje të lehta shiu do të ketë nga mëngjesi deri në pasdite, me ndonjë shtrëngatë të shkurtër. Në zonat malore pritet dëborë e dobët deri mesatare, ndërsa në Alpe mund të ketë edhe stuhi të shkurtra. Në mbrëmje reshjet ndalen në pjesën më të madhe të vendit.

Të shtunën pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira me reshje lokale shiu në pjesën më të madhe të ditës.

E diela parashihet me mot stabil, kryesisht të kthjellët dhe vranësira të shpërndara.

/Motilokal.com