Dimër në pranverë, bora rikthehet në Korçë

Dimër në pranverë, bora rikthehet në Korçë

Reshjet e borës janë rikthyer sërish në qarkun juglindor të Korçës dhe Pogradecit, kryesisht në lartësitë mbi 1100 deri në 1200 metra.

Gjatë orëve të para të mëngjesit, reshjet janë regjistruar me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa gjatë natës kanë qenë më të dendura në disa zona malore.

Situata ka angazhuar autoritetet për pastrimin e akseve kryesore rrugore, sidomos aty ku prania e dëborës ka qenë më e theksuar.

Në aksin Qukës–Qafë Plloçë, në segmentin e Qafë Thanë, si dhe në zonën e Dardhë, reshjet kanë qenë më intensive gjatë natës, duke krijuar shtresa të konsiderueshme dëbore.

Megjithatë, temperaturat më të buta të pranverës kanë bërë që dëbora të nisë shkrirjen, duke mbetur prezente kryesisht në zonat malore.

Aktualisht, të gjitha akset rrugore në këtë qark janë të kalueshme dhe nuk raportohen probleme në qarkullim.

/Motilokal.com