Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se qarkullimi i mjeteve bujqësore, përfshirë motokultivatorët, multikultivatorët dhe makineritë e tjera për punë bujqësore, është i ndaluar brenda territorit të kryeqytetit.
Rama njoftoi se Policia e Kosovës dhe Inspektoriati Komunal do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme dhe do të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj çdo shkelësi.
Ai bëri apel te qytetarët dhe operatorët që të respektojnë këtë vendim, për të garantuar sigurinë dhe qarkullimin e rregullt në rrugët e qytetit.
Njoftimi i plotë:
Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në kryeqytet! Drejtuesit e motokultivatorëve, multikultivatorëve dhe makinerive të tjera për punë bujqësore duhet të respektojnë këtë vendim. Policia e Kosovës dhe Inspektoriati Komunal do të kryejnë kontrolle të vazhdueshme dhe do të marrin masa të menjëhershme ndaj çdo shkelësi.
/Motilokal.com
