Qarkullimi i trotinetëve dhe motoçikletave ndalohet në sheshin e Prishtinës

Qarkullimi i trotinetëve dhe motoçikletave ndalohet në sheshin e Prishtinës

Inspektorati i Kryeqytetit ka njoftuar se qarkullimi i trotinetëve dhe motoçikletave në shesh është i ndaluar.

Sipas këtij njoftimi, masa është vendosur me qëllim rritjen e sigurisë për këmbësorët dhe ruajtjen e rendit publik në hapësirat e përbashkëta.

Autoritetet bëjnë të ditur se të gjithë ata që nuk e respektojnë këtë ndalim do të përballen me gjoba, në përputhje me legjislacionin në fuqi.


/Motilokal.com