Shqipëria zgjohet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Shqipëria zgjohet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Një lëkundje sizmike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shqipëri, me magnitudë 3.8 sipas shkallës Rihter.

Sipas informacioneve fillestare, epiqendra është lokalizuar në zonën ndërmjet Lushnjës dhe Elbasanit, afërsisht 10 kilometra larg Lushnjës dhe rreth 28 kilometra nga Elbasani.

Dridhjet kanë zgjatur pak sekonda dhe janë ndjerë nga banorët në zonat përreth, duke shkaktuar shqetësim, por deri tani nuk ka raportime për dëme apo të lënduar.

/Motilokal.com