Pastrohet dhe rregullohet hapësira e QKUK-së, largohen reklamat dhe mbillen fidane

Pastrohet dhe rregullohet hapësira e QKUK-së, largohen reklamat dhe mbillen fidane

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se, në kuadër të përmirësimit të hapësirave spitalore, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë larguar të gjitha reklamat nga ambientet e brendshme dhe të jashtme.

Ky aksion është realizuar në bashkëpunim me Inspektoratin e Komunës së Prishtinës, ndërsa paralelisht është bërë edhe pastrimi i rrënojave pranë Klinikës së Pulmologjisë, duke krijuar një ambient më të pastër dhe më të sigurt për pacientët dhe stafin.

Sipas njoftimit, angazhimi nuk do të ndalet këtu. Punimet do të vazhdojnë edhe në pjesë të tjera të oborrit të QKUK-së, ku parashihet edhe mbjellja e 1210 fidanëve, me synim përmirësimin e kushteve dhe shtimin e hapësirave të gjelbra brenda kompleksit spitalor.


/Motilokal.com