Administratat e Zonave të Mbrojtura kanë vijuar punën edhe gjatë fundjavës, duke u angazhuar në pastrimin e hapësirave natyrore.
Ministri i Mjedisit, Saimir Jaupaj, bëri të ditur përmes një postimi se aksionet këtë fundjavë janë përqendruar në tri zona: Kukës, Elbasan dhe Gjirokastër.
Ai theksoi se natyra ofron bukuri të jashtëzakonshme, por mbetet përgjegjësi e përbashkët që këto vende të ruhen të pastra dhe pa mbetje.
Sipas tij, ekipet janë vazhdimisht në terren, duke punuar në parqe kombëtare, peizazhe të mbrojtura dhe monumente natyrore, me qëllim ruajtjen e biodiversitetit dhe mirëmbajtjen e zonave me potencial ekoturistik.
Në këto aksione po përfshihen edhe nxënës dhe banorë lokalë, duke krijuar një shembull të mirë bashkëpunimi për mbrojtjen e mjedisit.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura vazhdon angazhimin e rregullt çdo javë në pastrimin e zonave të mbrojtura në të gjithë vendin.
/Motilokal.com
