Të martën në Shqipëri priten vranësira mesatare deri të dendura. Reshje të dobëta shiu do të ketë që në mëngjes përgjatë bregdetit dhe gradualisht do të shtrihen edhe në pjesët e tjera të vendit. Gjatë ditës, reshjet e dobëta të shiut do të vazhdojnë në shumicën e zonave, me herë-herë stuhira të shkurtra dhe shkarkesa elektrike në jugperëndim dhe qendër. Në zonat e Alpeve, mbi 800-900 metra lartësi, priten reshje bore të lehta në veri, verilindje dhe juglindje.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8°C deri në 16°C.
/Motilokal.com
