Kosova përballet sonte me Turqinë në një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit. Bëhet fjalë për finalen e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026, një duel që mund të shënojë histori për futbollin kosovar.
Takimi zhvillohet në Stadiumi Fadil Vokrri, ku pritet një atmosferë e zjarrtë dhe mbështetje e madhe për “Dardanët”. Për Kosovën, kjo ndeshje përfaqëson një mundësi reale për të siguruar pjesëmarrjen e parë në një Kampionat Botëror.
Kombëtarja e Kosovës vjen me moral të lartë pas fitores dramatike ndaj Sllovakisë, duke treguar formë të mirë dhe karakter në përballje vendimtare. Skuadra e drejtuar nga Franco Foda ka qenë gjithashtu shumë e fortë në shtëpi, çka rrit besimin për një rezultat pozitiv.
Ndeshja nis në ora 20:45 dhe interesimi i tifozëve është i madh. Qytetarët tashmë kanë filluar përgatitjet për të përkrahur ekipin, ndërsa vëmendje po i kushtohet edhe kushteve atmosferike gjatë mbrëmjes.
Sipas parashikimeve, gjatë zhvillimit të takimit pritet mot i ftohtë dhe i vranët, me mundësi për reshje shiu. Temperaturat do të jenë rreth 5°C, ndërsa era do të fryjë me shpejtësi rreth 25 km/h nga verilindja.
/Motilokal.com
