Reshje bore janë regjistruar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në zonat malore të Boboshticë–Dardhë dhe Kukës–Shishtavec.
Sipas Autoriteti Rrugor Shqiptar, kontraktorët kanë ndërhyrë menjëherë në terren me mjete dhe punëtorë, duke bërë pastrimin e akseve rrugore dhe duke siguruar qarkullim normal pa probleme.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të pajisen me goma dimërore si dhe zinxhirë, sidomos gjatë lëvizjes në zonat malore ku vazhdon prezenca e borës.
/Motilokal.com
