295 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

295 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të mbetet një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Gjatë muajit mars 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 295 gjoba ndaj shoferëve që janë kapur duke përdorur telefonin në timon, duke rrezikuar jo vetëm veten, por edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Autoritetet policore bëjnë thirrje për më shumë kujdes dhe përqendrim gjatë drejtimit të automjetit, duke theksuar se edhe një moment i shkurtër shpërqendrimi mund të ketë pasoja të rënda.

Qytetarët inkurajohen të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut në mënyrat në vijim:

  • në stacionin më të afërt të policisë
  • përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
  • në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406

Policia siguron se çdo raportim do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.

/Motilokal.com