Për herë të parë në Kosovë fotografohet laraska e detit nga Arian Mavriqi

Për herë të parë në Kosovë fotografohet laraska e detit nga Arian Mavriqi

Fotografi Arian Mavriqi ka arritur të dokumentojë për herë të parë me fotografi në vend një zog shtegtar, i cili deri më tani nuk ishte regjistruar vizualisht.

Bëhet fjalë për laraskën e detit (Haematopus ostralegus), e njohur edhe si “Eurasian oystercatcher”, një specie kalimtare që rrallëherë vërehet në këtë hapësirë.

Fotot janë realizuar në Ranillug, ku sipas Mavriqit, ky moment përbën një arritje të rëndësishme për dokumentimin e biodiversitetit në Kosovë.

Ai ka shprehur kënaqësinë për këtë zbulim dhe e ka cilësuar si një moment të veçantë që ia vlen të ndahet me publikun, pasi sjell për herë të parë dëshmi fotografike të kësaj specie në vend.


/Motilokal.com