Rama njofton pastrimin e mbeturinave në Mati 1, lut qytetarët t’i përdorin kontejnerët

Rama njofton pastrimin e mbeturinave në Mati 1, lut qytetarët t’i përdorin kontejnerët

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se po vazhdon pastrimi i mbeturinave sipërfaqësore në lagjen Mat-1.

Përmes një postimi në Facebook, ai u bëri thirrje qytetarëve që mbeturinat t’i hedhin në kontejnerët e dedikuar, me qëllim ruajtjen e pastërtisë dhe rendit publik në këtë zonë.

Sipas tij, angazhimi për një mjedis më të pastër kërkon bashkëpunimin e të gjithëve.


/Motilokal.com